Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Gruda i përgjigjet Trendafilovës: Gjykata Speciale nuk zgjedh cilin ligj të zbatojë

Gruda i përgjigjet Trendafilovës: Gjykata Speciale nuk zgjedh cilin ligj të zbatojë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratës së Ekaterina Trendafilova, presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës, sipas së cilës gjykata është e pavarur dhe gjyqtarët e saj nuk ndikohen nga faktorë të jashtëm.

Gruda theksoi se, ndonëse askush nuk mund t’i thotë gjykatës si ta interpretojë ligjin, ajo nuk ka të drejtë të vendosë vetë se cilin ligj do të zbatojë.

Ai kujtoi se ligjet miratohen nga Kuvendi, ndërsa roli i gjykatës është t’i interpretojë dhe t’i zbatojë ato. Për këtë arsye, sipas Grudës, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, gjykata duhet ta zbatojë atë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha