Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta
Foto: albeu.com

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se do t’i drejtohet Këshillit Prokurorial të Kosovës, bashkë me klientin e tij Hashim Miftari, për të kërkuar nisjen e procedurës për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta.

Sipas Gashit, arsyeja është ndalimi 48-orësh i Miftarit, pas hyrjes së lopës së tij në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Gashi pretendon se Igrishta ka kryer disa vepra penale. Kërkesa do t’i dërgohet kryetarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arain Gashi, si dhe të gjithë anëtarëve të këtij institucioni.

Në postimin e tij, Gashi tha se kërkesën do ta dorëzojë më 25.11.26, në orën 11:00, në Këshillin Prokurorial të Kosovës, së bashku me Hashim Miftarin. Ai sqaroi se kërkohet shkarkimi i Igrishtës, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe se masa e ndalimit ndaj klientit të tij u vendos pas hyrjes së lopës në oborrin e gjykatës.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha