Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Rama takon të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale me Kosovën

Rama takon të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale me Kosovën
Foto: shqiptarja.com

Në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Manastir me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë propozoi një bibliotekë dixhitale për diasporën.

“Për gjuhën që na bashkon, si lënda bazë e identitetit tonë, janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Janë sakrifikuar jetë, dhe një numër i madh njerëzish e kanë parë gjuhën shqipe si mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja: një kopsht i madh që duhet kultivuar dhe pasuruar, një kopsht që ka xhevahir. Duhet të angazhohemi për të krijuar një bibliotekë dixhitale, nga mësimi i shqipes deri te leximi i veprave, ku të jetë e kyçur pasuria e gjuhës sonë. Qeveria e Shqipërisë do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe.

Të marrësh duartrokitje nga më të rinjtë sot nuk është diçka që ndodh çdo ditë, e dini këtë. Ka të rinj që duartrokasin dhe të tjerë që nuk duartrokasin, të rinj që entuziasmohen dhe të rinj që hidhërohen. Jemi në një kohë kur ata që duan të duartrokasin trembin nga ata që hedhin gurë, dhe ata që duan të flasin trembin nga ata që nuk duan të flasin”, tha Rama, ndër të tjera.

Lajm në përditësim…

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha