Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Rama: Ruajtja e gjuhës është mision jete, ndërtojmë bibliotekë digjitale

Rama: Ruajtja e gjuhës është mision jete, ndërtojmë bibliotekë digjitale
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Europe House në Manastir me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Preshevë, si dhe me rektorë dhe përfaqësues të universiteteve. Gjatë takimit ai diskutoi për arsimin, identitetin kulturor, bashkëpunimin rinor dhe të ardhmen e përbashkët evropiane.

Kujtesa e alfabetit dhe Kongresi i Manastirit

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë takim si momentin përmbyllës të një dite kushtuar kujtesës së alfabetit shqip. Ai theksoi se vizita në Shtëpinë Muze të Kongresit të Manastirit e bën më të prekshme sakrificën e brezave për ruajtjen e gjuhës.

“Ky është momenti përmbyllës i një dite e cila në zemrën e vet ka kujtesën e alfabetit, që për hir të së vërtetës ishte një ditë prekëse, pasi, kur hyn në godinën e Kongresit historik të Manastirit dhe sheh dokumentet, dorëshkrimet, sheh shëmbëlltyrat e atyre që i dhanë jetë për nëntë ditë atij Kongresi, është e pamundur që të mos mendosh për sa shumë gjëra ne i marrim si të mirëqena, a thua se kanë qenë gjithmonë kështu siç i kemi dhe siç i shohim sot”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se gjuha shqipe, si elementi themelor që bashkon shqiptarët dhe përbën një shtyllë të identitetit të tyre, është ruajtur ndër shekuj falë sakrificave të jashtëzakonshme.

“Për gjuhën që ne flasim dhe shkruajmë, për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë, janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Janë sakrifikuar jetë dhe një kohë shumë e gjatë, janë përfshirë një numër i pafund njerëzish, për të cilët mbijetesa dhe trashëgimia e gjuhës shqipe, bartja nga një brez në tjetrin e shqipes ka qenë mision jete”, deklaroi ai.

Mirënjohje për mësuesit dhe bartësit e gjuhës

Rama shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe ndër breza, nga figurat e Rilindjes Kombëtare deri te mësuesit që japin mësim në diasporë.

“Dhe unë dua sot këtu me ju të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin me përulje për të gjithë ata që, më shumë ose më pak, e bartën shqipen deri në ditët tona, që nga Parashqevi Qiriazi dhe patriotët e tjerë të mbledhur në Kongresin e Manastirit”, tha kryeministri.

Rama përmendi kontributin e atyre që u bënë pjesë e proceseve historike për shqiptarët në rajon, duke iu referuar edhe Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri vlerësoi edhe punën e mësuesve të diasporës, të cilët, krahas angazhimeve të tyre të përditshme për familjet, vijojnë të kontribuojnë për mësimin e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

“Një mësues që, krahas punës që bën për të mbajtur familjen, shkon edhe në një dhomë të kthyer në klasë për t’u mësuar shqip fëmijëve të diasporës shqiptare”, pohoi Rama.

Bibliotekë digjitale për shqipen

Rama kërkoi që të angazhohen për ndërtimin e një biblioteke digjitale, nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Sipas tij, kjo bibliotekë do të ishte vendi ku do të ruhej pasuria e shqipes.

Ai theksoi se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë këtë hap, ku teknologjia jep një ndihmë të madhe.

Vijon…

/e.i/ /a.g/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha