Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Protestë në Vlorë gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit

Protestë në Vlorë gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit
Foto: lajmifundit.al

Dhjetra protestues u mblodhën ditën e sotme në ambientet prapa Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku u përballën me forcat e policisë të pranishme në zonë.

Protestuesit, të cilët në raste të mëparshme kanë protestuar edhe kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, shprehën sërish kundërshtimin e tyre. Gjatë tubimit pati përplasje me efektivët e policisë, ndërsa u dëgjuan thirrje dhe deklarata drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë kur në Sheshin e Flamurit po zhvilloheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha