Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Protesta kombëtare për Arlinda Zekajn mbahet sot në Prishtinë

Protesta kombëtare për Arlinda Zekajn mbahet sot në Prishtinë
Foto: reporteri.al

Këtë të shtunë do të vazhdojë protesta me kërkesën për drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Protesta dhe thirrja për pjesëmarrje

Protesta do të nisë nga ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen thirrjes për drejtësi për vrasjen e grave.

Kritika ndaj institucioneve

Në thirrjen për pjesëmarrje, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se vrasja makabre e Arlindës ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional. Sipas tyre, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, institucionet në vend se t’i mbrojnë, i anashkalojnë dhe “me duart e veta i dërgojnë drejt vrasjes”.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha