Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kurti mbledh ministrat nesër në mëngjes

Kurti mbledh ministrat nesër në mëngjes
Foto: pressonline.al

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se mbledhja e ardhshme e kabinetit qeveritar do të zhvillohet nesër.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit për mediat, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat do të takohen duke filluar nga ora 08:00.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se cilat çështje do të jenë në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.

Të kujtojmë se gjatë ditëve të fundit janë shtuar kërkesat për dorëheqjen e dy ministrave, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, dhe Donika Gërvalla, që drejton dikasterin e Drejtësisë, pas dyshimeve për dështim në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha