Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kurti takon gjeneralin Osborn, flasin për rolin e Kosovës

Kurti takon gjeneralin Osborn, flasin për rolin e Kosovës
Foto: pressonline.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

Kurti tha se e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.

Partneriteti me Ajovën dhe SHBA-në

“Partneritet i dyfishtë i Republikës sonë, me Ajovën si një dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si tërësi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vyer dhe plot dobi të Gardës Kombëtare të këtij shteti amerikan për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të përqendruar në trajnim profesional, edukim e lidership ushtarak dhe planifikim operacional e logjistik.

Bisedat për mbrojtjen dhe sigurinë

Biseduam për hapat tonë të parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u pajtuam për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha