Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

Universitetet shqiptare po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj, rreth 1.3 mijë studentë, italianët dhe indianët kryesojnë listën

Universitetet shqiptare po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj, rreth 1.3 mijë studentë, italianët dhe indianët kryesojnë listën

Mbërritja e shtetasve të huaj në Shqipëri për arsye studimi dominohet nga italianët dhe indianët.

Deri në qershor 2026, bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve që zotërojnë leje qëndrimi në vend ka arritur në 38,712 shtetas të huaj.

Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri në qershor, 1,261 leje ose 3.2% janë të lëshuara për qëllime studimi. Sipas të dhënave, shtetasit italianë zënë vendin e parë jo vetëm për numrin më të lartë të të vetëpunësuarve, por edhe për qëndrimin në Shqipëri për arsye studimi. Për këtë kategori, lejet e qëndrimit dominohen nga shtetasit italianë, me 462 leje, të cilat përbëjnë rreth 37% të totalit të lejeve të qëndrimit për qëllime studimi.

Pas tyre vijnë shtetasit indianë, me 426 leje qëndrimi për qëllime studimi, duke përbërë rreth 34% të totalit të kësaj kategorie.

Të marrë së bashku, shtetasit italianë dhe indianë përbëjnë rreth 71% të të gjitha lejeve të qëndrimit për qëllime studimi në Shqipëri deri në qershor 2026.

Më pas renditen shtetasit turq, me 64 leje qëndrimi për studime, ose rreth 5.1% të totalit. Pas tyre vijnë shtetasit francezë me 28 leje, duke përbërë rreth 2.2% të totalit, ndërsa shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 18 leje, ose rreth 1.4%.

Ndër shtetësitë me numrin më të lartë të lejeve për studime përfshihen edhe Kirgistani me 13 leje, Gjermania me 12, Kazakistani me 10, Nigeria me 9, ndërsa Afganistani dhe Spanja kanë nga 8 leje secila.

Polonia shënon 6 leje, ndërsa Holanda dhe Kameruni nga 5 leje. Rusia, Serbia, Libia dhe Palestina kanë nga 4 leje secila.

Me nga 3 leje qëndrimi për studime renditen Austria, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kina, Anglia, Rumania, Siria dhe Ukraina. Ndërkohë për shumë shtete europiane, si Greqia, Belgjika, Suedia, Zvicra apo SHBA etj., shënohen nga 2 leje secila./ Monitor

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha