Nga financimi i startup-eve te investimet në energji, teknologji dhe infrastrukturë digjitale, Tirana do të bëhet për dy ditë pikëtakimi i investitorëve, sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të institucioneve europiane e ndërkombëtare.
Mes emrave që spikasin në agjendën e forumit janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe dy ish-kryeministrat italianë, Massimo D’Alema dhe Enrico Letta, ky i fundit me pjesëmarrje online.
Në forum do të prezantohen edhe gjashtë startup-e nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në diskutime do të marrin pjesë përfaqësues të fondeve të investimeve, Bankës Botërore, BERZH-it dhe Bankës Europiane të Investimeve.
Punimet dhe fjalimet përmbyllëse
Punimet do të përmbyllen pasditen e së enjtes me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Agjenda e plotë e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
Dita e parë – 25 nëntor 2026
- 08:15–09:15 | Regjistrimi
- 09:15–09:40 | Sesioni i hapjes: Ali Aslan, moderator i ceremonisë – Fjalë mirëseardhëse; Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë; Kerstin Jorna, drejtore e përgjithshme e DG GROW, Komisioni Europian
- 09:45–10:00 | Fjala e Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue
- 10:10–11:00 | Sesioni plenar I: Prezantimi i gjashtë startup-eve të Ballkanit Perëndimor. Moderator: Stephane Ouaki, shef departamenti, EISMEA, Këshilli Europian i Inovacionit (EIC). Julia Hoxha (Tidda, Shqipëri); Saša Gostić (Back to Balance Healthcare Group Ltd., Bosnjë dhe Hercegovinë); Shpend Ahmeti (Data4X, Kosovë); Miroslav Bojović (ONEAI/AIHeal, Mali i Zi); Simeon Markoski (Silyze, Maqedonia e Veriut); Dušanka Ilić (Beyond42, Serbi)
- 11:30–12:30 | Sesioni plenar II: Mobilizimi i investimeve për sipërmarrjet inovative. Moderatore: Magdalena Kouneva, shefe e sektorit për Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Investimet, DG ENEST, Komisioni Europian. Stephane Ouaki; Uranik Begu (Plug and Play); Eli Zhabevska (South Central Ventures); Ana-Marija Popović (KOLO Ventures); Alberto Didoni (Development Guarantee Group); Alexandre Hugo Laure (Grupi i Bankës Botërore)
- 13:45–14:00 | Ballkani Perëndimor: Perspektiva makroekonomike – Ricardo Giucci, drejtues i Ekipit Ekonomik Gjerman
- 14:00–15:00 | Sesioni plenar III: Financimi i rritjes – Mobilizimi i investimeve në kapital. Moderator: Christophe Galand, zëvendësdrejtor dhe shef i Njësisë për Strategjinë Rajonale dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor, DG ENEST. Marko Hinic (Integral Capital); Igor Čičak (Provectus); Anush Simonyan (Amber Capital); Borislav Kostadinov (Green for Growth Fund); Ersida Docaj (BERZH)
- 15:30–16:30 | Sesioni plenar IV: Infrastruktura digjitale – Ndërtimi i platformës së ardhshme industriale të Europës. Moderator: Hoa-Binh Adjemian, shef i Njësisë për Angazhimin e Sektorit Privat, DG ENEST. Zana Tali (3CIS); Hanna Loikkanen (FinnFund); Anastas Mishev (SEE-Forum GÉANT); Taavi Einaste (Nortal)
- 16:30–17:30 | Sesioni plenar V: Diskutim i hapur mbi investimet – Sektori i shërbimeve si modeli i ardhshëm i rritjes për Ballkanin Perëndimor. Moderator: Hoa-Binh Adjemian. Pranvera Kastrati (CEFTA); Bruno Papaj (Vega Group); Miroslav Virijević (HTEC); Vigan Disha (Speeex); Nenan Novovic (Amplitudo); Djuro Stojanovic (Uhura Solution); Ivan Petrović (Ananas e-commerce)
Dita e dytë – 26 nëntor 2026
- 10:30–11:00 | Hapja e punimeve të konferencës: Ali Aslan, moderator i aktivitetit – Fjalë mirëseardhëse; Ferit Hoxha, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë; Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG ENEST), Komisioni Europian
- 11:35–12:45 | Sesioni plenar VI: Talenti, aftësitë dhe produktiviteti – Zhbllokimi i investimeve përmes kapitalit njerëzor. Moderatore: Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë. Arturas Piliponis (EY); Gianluca Ciminata (Lutech Balkans); Petar Ninovski (Brainster Group); Frieder Wöhrmann (KfW); Richard Amor (Banka Europiane e Investimeve)
- 13:15–14:30 | Sesioni plenar VII: Teknologjitë e pastra si katalizator për konkurrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin industrial europian. Moderator: Mauro Di Veroli, shef i bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Europian në Serbi. Viktor Garbev (CWP); Jorge Oses (Enhol Group); Dimitrios Dimou (TITAN Albania); Dejan Markovic (Schneider Electric); Francesco Corbo (BERZH); Rima Le Coguic (AFD)
- 15:30–17:00 | Paneli I: Kompleksiteti ekonomik, politika industriale dhe e ardhmja e rritjes – Konkurrueshmëria e Europës dhe potenciali i investimeve në Ballkanin Perëndimor. Moderator: Ali Aslan. Keyu Jin (Universiteti i Hong Kongut); Enrico Letta (online); Charles Michel; Massimo D’Alema
- 17:30–18:30 | Fjalimet përmbyllëse: Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Marta Kos, komisionere europiane për Zgjerimin
Burimi: lajmifundit.al










