Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka shprehur kritika të forta ndaj Qeverisë për rritjen e çmimeve.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Mustafa theksoi se inflacioni ka shënuar rritje të konsiderueshme.
Ai vuri në dukje se për familjet me të ardhura të ulëta, pothuajse e gjithë shuma e të ardhurave shpenzohet për ushqim, duke mos lënë mundësi për shpenzime të tjera.
“Sa më e vogël që është e ardhura e një familjeje, aq më e lartë është përqindja e saj që shkon për mallra bazë dhe ushqim. Kjo do të thotë që nëse mesatarisht një familje shpenzon 60% të të ardhurave për ushqim, një familje e varfër shpenzon edhe më shumë dhe nuk i mbetet asgjë tjetër”, deklaroi Mustafa.
Burimi: www.gazetaexpress.com










