Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Franca forcon policinë për të përballuar protestat masive dhe trazirat

Franca forcon policinë për të përballuar protestat masive dhe trazirat

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, i ka bërë të ditur ligjvënësve francezë se autoritetet do të angazhojnë një numër më të madh forcash policore gjatë fundjavës, për shkak të pritshmërisë për protesta të gjera dhe trazira.

“Vendosja e forcave për të shtunën e ardhshme do të jetë në përmasa masive”, deklaroi Lecornu në Asamblenë Kombëtare.

Sipas tij, operacioni i sigurisë gjatë fundjavës së kaluar kishte qenë tepër statik dhe nuk kishte pasur lëvizshmëri të mjaftueshme.

Kryeministri akuzoi gjithashtu ata që i cilësoi si grupe të vogla të ekstremit të majtë dhe ultra të majtë në disa zona, duke i atribuar atyre hartimin e një plani kryengritjeje që nxitur trazirat e dhunshme të fundjavës, për të cilin qeveria mund të paraqiste prova.

“Ajo që ndodhi në zyrën e kryetarit të bashkisë së Limoges ishte një shembull. Është kryer një arrestim i parë këtë mëngjes. Ky person i arrestuar, për fat të keq, është tashmë i njohur për shërbimet e sigurisë”, tha Lecornu.

Ai shtoi se autoritetet nuk do të toleronin grupe të tilla që do të marshonin drejt Pallatit të Elizesë ose Matignonit, duke iu referuar zyrave dhe rezidencave të Presidentit Emmanuel Macron dhe të qeverisë, ndërsa theksoi se disa prej këtyre grupeve kishin pasur ambicie të tilla.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha