Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Reforma zgjedhore: PS i jep ultimatum PD-së për ndryshime urgjente

Reforma zgjedhore: PS i jep ultimatum PD-së për ndryshime urgjente
Foto: lajmifundit.al

Jemi shumë vonë për të arritur një kompromis të vështirë, por ne jemi gjithsesi të gatshëm. Ka shanse për kompromis, por le të shohim çfarë pakete do të sjellin dhe sa të realizueshme do të jenë, tha për Top Channel Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, PS.

Me zgjedhjet lokale pas portës, socialistët po nxitojnë të ndërhyjnë në kodin zgjedhor për të pasqyruar ndryshimet që imponon harta e re territoriale. Përndryshe, beteja e pranverës vihet në pikëpyetje.

Ndërhyrjet janë të domosdoshme, sepse vendosin në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve. Një çështje urgjente lidhet me shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.

Reforma zgjedhore mbetet pezull

Ndërsa reforma zgjedhore ka mbetur pezull, Sali Berisha kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Oferta kundërshtare e socialistëve është një reformë kushtetuese që ul edhe numrin e deputetëve të Kuvendit.

“I qëndrojmë variantit për ndryshime kushtetuese për këtë çështje. Kompromisi do të thotë të japësh dhe të marrësh. Do të duhet të ulesh dhe të japësh diçka, sepse nuk mund që një njeri të çojë fitoren në tavolinë për shkak të një taktike elektorale”, u shpreh Gjiknuri.

Afati i fundit

30 nëntori është afati i fundit për arritjen e një kompromisi për reformën zgjedhore, pasi mandati i komisionit të posaçëm skadon.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha