Ngjarja është regjistruar dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur 51-vjeçari me inicialet B.H. ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka sulmuar dy nxënës të mitur.
Personi i dyshuar është arrestuar nga policia e Grupçinit në orën 18:10 dhe më pas është mbajtur në stacionin policor.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
Burimi: www.albeu.com










