Të premten, vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet dhe shkarkesat elektrike
Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, dhe do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.
Era dhe deti
Era pritet të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare 10 m/s përgjatë vijës bregdetare. Në luginat, era mund të arrijë deri në 25 m/s.
Valëzimi në det do të jetë me forcë 4–6 ballë.
Burimi: gazetashqiptare.al










