Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Unaza me diamant e mbijetueses së Titanikut shitet për shumë marramendëse

Unaza me diamant e mbijetueses së Titanikut shitet për shumë marramendëse
Foto: gazetadita.al

Një unazë diamanti që i përkiste një prej të mbijetuarave më të njohura të tragjedisë së Titanikut u shit në ankand për rreth 165 mijë dollarë, duke rikthyer vëmendjen te historia e anijes që u fundos në vitin 1912.

Unaza dhe pronarja e saj

Unaza i përkiste Lucy, Lady Duff Gordon, e cila e mbante në gisht natën kur Titaniku u përplas me ajsbergun dhe u fundos, më 15 prill 1912. Ajo ishte një unazë diamanti e vetme dhe konsiderohej e vetmja bizhuteri me vlerë të veçantë që i kishte mbijetuar katastrofës.

Brenda familjes Duff Gordon, ajo njihej si “Unaza e Titanikut” dhe besohej se kishte qenë unaza e fejesës së Lucy-t. Pas tragjedisë, bizhuteria iu trashëgua nipit të saj, John, kontit të tretë të Halsbury, ndërsa pas vdekjes së tij mbeti në familje, ku u ruajt për breza me radhë.

Unaza u nxor në ankand më 21 nëntor, nga shtëpia e ankandeve Henry Aldridge & Son, në Devizes të Britanisë së Madhe. Ajo u shit për 150 mijë paund, një shumë që korrespondon me rreth 165 mijë dollarë, duke tejkaluar ndjeshëm vlerësimin fillestar prej 80 mijë paundësh.

Shpëtimi i çiftit Duff Gordon

Lucy Duff Gordon udhëtonte në klasin e parë së bashku me bashkëshortin e saj, Sir Cosmo Duff Gordon. Të dy arritën të shpëtonin nga fundosja duke u larguar me varkën e shpëtimit numër 1, së bashku me sekretaren e tyre, Laura Mabel Francatelli.

Varka kishte kapacitet për 40 persona, por u ul në det me vetëm 12 njerëz në bord, shtatë prej të cilëve ishin pjesëtarë të ekuipazhit. Më vonë, gjatë udhëtimit me anijen shpëtuese RMS Carpathia, Sir Cosmo u dha nga pesë paund secilit prej burrave të varkës, për t’i kompensuar pasi kompania White Star Line u kishte ndërprerë pagat pas fundosjes së Titanikut. Ky veprim nxiti dyshime se çifti kishte paguar ekuipazhin që të mos kthehej për të shpëtuar njerëzit në ujë, megjithëse pagesat u justifikuan si ndihmë për marinarët.

Objekte të tjera në ankand

Në të njëjtin ankand u shitën edhe objekte të tjera me lidhje historike me Titanikun, mes tyre një biletë që lejonte shikimin e anijes ditën e nisjes nga Southampton, e cila arriti vlerën prej 40 mijë paundësh, si dhe një kartolinë e shkruar nga operatori i telegrafit të anijes, Jack Phillips, e shitur për 32 mijë paundë.

j.l./ dita

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha