Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Sa kushton fanela me autograf e Lionel Messit e vjedhur gjatë trazirave në Paris?

Sa kushton fanela me autograf e Lionel Messit e vjedhur gjatë trazirave në Paris?

Kaosit që ka përfshirë Parisin prej disa ditësh ka ndikuar deri diku edhe në botën e futbollit. Gjatë orëve të fundit, në rrjetet sociale qarkullon gjerësisht një video ku shfaqen dy individë që kanë marrë nga një qendër tregtare një fanellë dhe shiritin e kapitenit të Lionel Messit, të dyja të nënshkruara nga ylli argjentinas.

Ngjarja ndodhi pas akteve të vandalizmit pranë Sheshit të Republikës, dhe në video duken dy persona me kapucë që mbajnë dhe ekspozojnë me krenari para kamerës sendet e marra në mënyrë të paligjshme. Si fanella ashtu edhe shiriti i kapitenit kanë një vlerë të madhe sentimentale, por edhe ekonomike, e cila mund të arrijë në shifra të pallogaritshme me kalimin e viteve.

Objektet e përdorura dhe të firmosura nga Lionel Messi pritet të marrin një vlerë që do të jetë e vështirë të arrihet për sa u përket artikujve të futbollit. Rreth 3 vjet më parë, argjentinasi nxori në ankand 6 fanella të përdorura në Botërorin e Katarit, ku Argjentina u shpall kampione e botës, dhe secila prej tyre u shit për 1 milion dollarë, çka përbën një shifër rekord në botën e ankandeve.

Çmimi ndryshon ndjeshëm në varësi të ndeshjes në të cilën është përdorur, paraqitjes së Messit atë ditë, madje edhe gjendjes së objektit dhe kërkesës për të. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet vlera e këtyre objekteve të vjedhura, sidomos nëse vjedhja denoncohet, ato mund të arrijnë vlerën e disa mijëra eurove në tregun e zi, nëse nuk sekuestrohen më parë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha