Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Pedagogët protestojnë në Tiranë, paralajmërojnë bojkot total

Pedagogët protestojnë në Tiranë, paralajmërojnë bojkot total

Profesori Enver Bytyçi, i cili mori pjesë në protestën e pedagogëve, ka bërë me dije se lëvizja do të vazhdojë, duke bërë thirrje për një bojkot të plotë të mësimdhënies, jo vetëm në universitete, por edhe në shkolla.

Gjatë protestës, Bytyçi kërkoi që të ndalet dhuna, duke e konsideruar këtë si kusht për qeverinë. Sipas tij, pedagogët dhe stafi mësimor do të jenë çdo ditë në shesh për të mbështetur studentët, madje deri në grevë urie nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Profesori vuri në dukje gjithashtu se mbështetja për të rinjtë duhej të kishte ardhur më herët, duke përmendur vitin 2018 dhe duke pranuar se studentët nuk janë mbështetur sa duhet.

“Lëvizja do të vazhdojë me një thirrje të fortë: bojkot total, jo vetëm në universitete, por edhe në shkolla. Dhuna duhet të ndalet, ky është kushti për qeverinë. Pedagogët dhe stafi mësimor do të jenë në shesh çdo ditë. Do t’i mbështesim studentët deri në grevë urie. Të rinjtë duhet t’i kishim mbështetur që në vitin 2018. Ndaj studentëve kemi marrë përsipër një detyrim që nuk e kemi përmbushur.”, tha ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha