Paris Saint-Germaini dhe Barcelona do të përballen sonte në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve deri më tani.
Natyrisht, me më pak se 10 orë deri në fillimin e takimit, të gjithë janë të interesuar se si do të paraqiten këto dy skuadra në fushë sonte.
Flick me dilema në mbrojtje
Një nga dilemat kryesore para përballjes në Paris është formacioni me të cilin trajneri Hansi Flick do ta nisë ndeshjen, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Barcelona përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, pas lëndimeve të Jules Koundes dhe Eric Garcias, ndërsa gjendja e Gerard Martinit mbetet një nga çështjet që duhet të vlerësohet para ndeshjes.
Sipas parashikimeve të mediave, Joan Garcia pritet ta mbrojë portën, me Joao Cancelon dhe Xavi Espartin në krahët e mbrojtjes.
Në qendër, Pau Cubarsi mund të luajë përkrah Gerard Martinit, nëse ky i fundit është i gatshëm.
Në të kundërt, Flick mund të detyrohet të bëjë ndryshime edhe në këtë repart.
Në mesfushë pritet të jenë Pedri dhe Rodri, ndërsa Dani Olmo dhe Fermín López janë në garë për një vend në formacion.
Në sulm, Lamine Yamal dhe Anthony Gordon pritet të luajnë nga krahët, me Raphinhën si opsionin kryesor në majë të sulmit, pas rikthimit nga problemet fizike.
PSG-ja, pa Nuno Mendesin
Edhe trajneri Luis Enrique duhet ta bëjë një ndryshim të rëndësishëm në formacion, pasi Nuno Mendes mungon për shkak të lëndimit.
Për pozitën e mbrojtësit të majtë, trajneri spanjoll mund të zgjedhë Warren Zaïre-Emeryn, Lucas Hernandezin ose Lucas Dignen.
Matvey Safonov pritet të jetë në portë, me Achraf Hakimin, Marquinhosin dhe Willian Pacho në repartin defensiv.
Në mesfushë, João Neves, Vitinha dhe Fabián Ruiz pritet ta formojnë treshen, ndërsa në sulm Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelia mund të luajnë në krahë, me Ousmane Dembélé si qendërsulmues.
Formacionet janë të mundshme dhe mund të ndryshojnë pas vendimeve përfundimtare të dy trajnerëve. /Gazeta Express
Burimi: www.gazetaexpress.com










