Historia ka njohur edhe dështime, por nuk duket ky momenti. Reali është një skuadër në seri tepër pozitive këtë sezon, ndaj edhe pritet që kjo të vazhdojë edhe në sfidën e kësaj mesjavë në Ligën e Kampionëve.
Rekordmenët e titujve në Europë presin rivalin holandez, PSV Ajndhoven, nga i cili janë eliminuar dikur në 1988, dhe kur kishin gjithashtu një brez të madh me Butragenjon e Miçelin.
Forma e Realit dhe presioni i ndeshjes
Sidoqoftë, yjet e sotëm duken me diferencë të madhe me PSV-në, e tripikëshi duket formalitet. Skuadra e Zhoze Murinjos ka 4 fitore radhazi në Champions, dhe 9 radhazi në të gjitha konkurrimet, përfshi edhe suksesin 2-1 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës në kampionat.
Tekniku portugez pritet të hedhë titullar sulmuesin brazilian, Vinisius, i cili u kursye në fundjavë. Të tillë si Belingham apo Arda Gyler pritet që të pushojnë, dhe Brahim Diaz të ketë shansin për të treguar veten, e po ashtu Valverde e Çuameni.
Mungesat dhe gjendja e PSV-së
Madrilenët kanë mungesa, ndonëse në një skuadër yjesh ato nuk bien shumë në sy. Endri, Mendi, Raul Asensi dhe Rodrigo mungojnë, ndërsa Damfris është në dyshim. PSV ka ardhur në Madrid duke e ditur se ka pak shanse, ndërsa ndodhet në vendin e 24-ët në renditjen e Championsit, vendi i fundit që të siguron kualifikimin në plej of. Holandezët kanë vetëm një fitore në 4 ndeshje, por mentaliteti I tyre është që nuk e kanë problem të synojnë suksesin, nëse do të krijohet mundësia./abcnews.al
Burimi: abcnews.al










