“Le të fillojë kjo aventurë”, ka shkruar Mario Mitaj në Instagram, duke e cilësuar si një çast të rëndësishëm debutimin e tij në Serie A si futbollist i Kombëtares shqiptare.
Genoa fitoi 1-0 kundër Venezias, me Mitajn që luajti që nga minuta e parë. Futbollisti 23-vjeçar nga Malësia e Madhe nuk e fshehu gëzimin e tij dhe në postim iu drejtua edhe tifozëve.
Mario Mitaj dhe hapi i ri te Genoa
“Faleminderit për mbështetjen e madhe që më dhatë”, ishte mesazhi i tij. Ky hap i ri mund t’i sjellë futbollistit të Kombëtares më shumë minuta loje në vijim nga trajneri i Genoas, Daniele De Rossi.
Burimi: www.albeu.com










