Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Media po nxit dhunën, Bislimi kërkon masa të rrepta për institucionet

Media po nxit dhunën, Bislimi kërkon masa të rrepta për institucionet

Labinot Bislimi, anëtar i kryesisë së “Aleancës”, ka dhënë komentet e tij për protestat e zhvilluara së fundmi, duke i përshkruar ato si akte të hapura dhune që dëmtojnë institucionet dhe që, sipas tij, ndjekin qëllime të përcaktuara.

Bislimi për protestuesit dhe hetimet

Bislimi deklaroi se protestuesit paraqiten të përgatitur dhe se hetimet duhet të përcaktojnë nëse veprimet e tyre udhëhiqen nga një strategji e organizuar.

Ai theksoi se shteti duhet të ndërmarrë masat më të ashpra të mundshme ndaj dhunës, ndërsa paketën e masave e vlerësoi si të ndikuar nga praktikat e shteteve evropiane.

Kritikat ndaj kanaleve televizive

Bislimi kritikoi gjithashtu një pjesë të kanaleve televizive, për të cilat pohoi se po mbështesin dhunën dhe po shmangen nga standardet e gazetarisë profesionale.

“Jemi në një dhunë të drejtpërdrejtë që cenon institucionet, është një dhunë me objektiva të caktuara. Protestuesit vijnë të përgatitur dhe duket qartë që kanë objektiva të qarta. Ka një strategji që do të provohet nga hetimet.

Shteti është dhunuar dhe duhet të marrë masat më të rrepta të mundshme. Paketa e masave është e frymëzuar nga vendet evropiane dhe ka pasur vonesa, sepse nuk ka qenë e sprovuar më parë me dhunë. Një pjesë e kanaleve televizive po i shërbejnë dhunës. Nuk jemi në kuadrin e gazetarisë dhe profesionalizmit; edhe këta gazetarë duhet të hetohen. Nuk kemi të bëjmë me gazetari, por me angazhim në përkrahje të dhunës.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha