Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj prindër, nuk fshihen më

Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj prindër, nuk fshihen më

Pas zërave për një romancë, Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj janë shfaqur së bashku në një fotografi nga Londra. Ka qenë vetë Elsoni që ka publikuar në Instastory imazhin krah këngëtares, teksa ndodheshin në O2 Arena.

Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj në Londër

Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, ata shfaqen në një moment afërsie. Elvana, e veshur me një këmishë të bardhë dhe me beretë të kuqe, mban dorën pranë jakës së tij, ndërsa pozojnë për fotografinë.

Publikimi duket si një hap drejt bërjes publike të marrëdhënies së tyre dhe vjen në një kohë kur në media po qarkullojnë edhe zëra për një shtatzëni të mundshme të artistes.

Zërat për shtatzëninë

Megjithatë, Elvana nuk i ka konfirmuar publikisht aludimet se është në pritje të një fëmije.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha