Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Manaj shkruan histori me Shqipërinë, vetëm 3 gola nga rekordi i Bogdanit

Manaj shkruan histori me Shqipërinë, vetëm 3 gola nga rekordi i Bogdanit
Foto: kohajone.com

Rei Manaj është gjithnjë e më afër një arritjeje të madhe me fanellën e Kombëtares shqiptare. Sulmuesi kuqezi po kalon një moment të jashtëzakonshëm dhe është tashmë vetëm tre gola larg rekordit historik të Erjon Bogdanit, i cili kryeson listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Shqipërisë.

Katër gola në Ligën e Kombeve

Me katër golat e realizuar në këtë edicion të Ligës së Kombeve, 29-vjeçari ka arritur në 15 realizime me fanellën kuqezi. Me këtë, Manaj ka kaluar Alban Bushin dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes historike të golashënuesve të Kombëtares.

Distanca me Bogdanin po shkurtohet

Në krye qëndron ende Erjon Bogdani me 18 gola, por diferenca mes tij dhe sulmuesit të Sivasporit është tashmë minimale. Me formën që po kalon, Manaj ka mundësi reale për të shkruar historinë dhe për të marrë kreun e kësaj renditjeje.

Paraqitjet e tij në Ligën e Kombeve kanë qenë vendimtare. Sulmuesi ka shënuar ndaj San Marinos, në të dyja ndeshjet me Finlandën dhe në sfidën e fundit kundër Bjellorusisë. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm edhe për rezultatet pozitive të Shqipërisë, e cila ka regjistruar 10 fitore, dy barazime dhe një humbje ndaj Finlandës.

Një moment që nuk harrohet është goli historik ndaj Serbisë në Leskovc, ndërsa rrugëtimin me Kombëtaren e kishte nisur në nëntor të vitit 2015, duke shënuar në miqësoren kundër Kosovës.

Synimi për rekordin

Tashmë, me statusin e titullarit dhe besimin e fituar në skuadër, Manaj synon hapin e madh: të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares shqiptare.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha