Skuadra kampione e New York korri fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mundur 113-106 ndaj Indiana. Karl-Anthony Towns me 30 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.
Fitore në sekondën e fundit korri skuadra e Golden State, që mundi 88-87 Boston. 27 pikët e Tatum nuk mjaftuan për Celtics, që pësuan humbjen e katërt radhazi.
Denver fiton pas kohës shtesë
Pas një ndeshje spektakolare, skuadra e Denver mundi 151-145 Chicago, sfidë e vendosur pas kohës shtesë. Jamal Murray me 45 pikë e Nikola Jokic me një “triple double” (37 pikë, 18 reblund e 11 asist), u dalluan për Denver.
Detroit dhe Dallas në fund të ndeshjeve
Zhgënjen skuadra e Detroit, që u mund 107-97 nga Atlanta, me Walker protagonist, autor i 27 pikëve. Në sekondat e fundit fiton edhe Dallas, që falë 28 poikëve të Flagg mundi 116-114 Utah Jazz.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Detroit, 107-97
Miami – Oklahoma, 123-113
Chicago – Denver, 145-151
Utah Jazz – Dallas, 114-116
Washington – Orlando, 116-96
New York – Indiana, 113-106
Golden State – Boston, 88-87
Burimi: telesport.al










