Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Dembélé i jep avantazhin PSG-së, parizienët kryesojnë ndaj Barcelonës në pjesën e parë

Dembélé i jep avantazhin PSG-së, parizienët kryesojnë ndaj Barcelonës në pjesën e parë

Paris Saint-Germain po e përfundon pjesën e parë me epërsi 1-0 kundër Barcelonës.

Formacioni francez ka qenë më dominues gjatë 45 minutave të para, edhe pse diferenca në rezultat mbetet shumë e vogël.

Mundësinë e parë të rrezikshme e krijoi Khvicha Kvaratskhelia vetëm dy minuta pas fillimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Barcelona u mundua të reagojë përmes veprimeve të ndërtuara nga Dani Olmo dhe Raphinha, megjithatë asnjëri prej tyre nuk arriti t’i shndërronte rastet në gol.

PSG-ja pësoi një goditje tjetër kur Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë, u detyrua të kërkonte zëvendësim pas 20 minutash për shkak të një lëndimi.

Sidoqoftë, në minutën e 38-të, Desire Doue shënoi një gol të bukur nga largësia dhe i dha skuadrës së tij avantazhin.

Pjesa e dytë pritet të ofrojë emocione të tjera në këtë ndeshje të madhe, ku të dyja skuadrat po luajnë një futboll të hapur.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha