Adri dhe Iliriana, dy emra të njohur të muzikës shqiptare, kanë ndarë me publikun një detaj të ri nga jeta e tyre personale, larg skenës muzikore.
Në një postim në rrjetet sociale, çifti shfaqet pranë makinës së tyre të re, një BMW X6 xDrive40d e vitit 2026, me ngjyrë të bardhë.
Të dy shihen krah për krah, duke pozuar pranë automjetit të ri.
Modeli që kanë zgjedhur i përket gamës së SUV-ve luksoze të BMW-së dhe tërheq vëmendjen për dizajnin sportiv, përmasat e mëdha dhe pamjen e veçantë.
Çifti, i cili ka ndërtuar një profil të njohur në muzikën shqiptare, vazhdon të mbajë të interesuar publikun edhe përmes momenteve që ndan nga jeta e përditshme.
Këtë herë, vëmendjen e fituan vetura e re, e cila nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e tyre. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










