Dëmtimi i rëndë i Harry Kane, pasi u konfirmua se anglezi do të mungojë të paktën 3 muaj, e ka detyruar Bayern-in të hedhë sytë nga merkato e janarit.
Gouiri në radarin e Bayern-it
Një nga emrat që po merret parasysh nga drejtuesit e klubit bavarez është sulmuesi francez i Olimpique Marseille, Amine Gouiri. Algjeriani është tërheqës për shkak të shkathtësisë së tij, pasi mund të luajë pothuajse në çdo pozicion sulmues.
Kontrata dhe vlera në treg
26-vjeçari është nën kontratë me klubin francez deri në vitin 2029. Vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, është 30 milionë euro. Megjithatë, duke pasur parasysh që Olimpique Marseille po kalon një situatë të vështirë financiare, klubi mund ta pranojë largimin e tij në janar për një shumë shumë më të ulët se 30 milionë euro.
Burimi: telesport.al










