Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Barcelona refuzon ofertën e madhe nga Anglia për yllin e saj

Barcelona refuzon ofertën e madhe nga Anglia për yllin e saj
Foto: telesport.al

Pavarësisht tundimeve financiare dhe përpjekjeve të vazhdueshme nga klubet më të mëdha angleze, e ardhmja e Fermin Lopez do të jetë te Barcelona.

Klubi është i vendosur ta mbajë atë pavarësisht ofertave joshëse, ndërsa vetë lojtari dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën e skuadrës katalane.

Refuzimi i Barcelonës ndaj Chelsea

Në kanalin e tij në Youtube, Fabrizio Romano zbulon se Barcelona ka refuzuar të gjitha përpjekjet e bëra nga Chelsea gjatë gjithë kësaj kohe për një transferim të mundshëm të Fermin Lopez gjatë merkatos së janarit.

Pavarësisht se oferta e „Bluve” mendohet të ketë qenë mbi 80 milionë euro, Barcelona ka refuzuar kategorikisht dhe nuk ka lënë vend për bisedime, duke e konsideruar të paprekshëm mesfushorin me tipare sulmuese.

Ambicia e lojtarit

Ndërkohë, ambicia e lojtarit është të jetë protagonist te Barcelona dhe të vazhdojë të fitojë trofe të tjerë.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha