Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Antonelli më i shpejti në Las Vegas, Verstappen humb pas penalizimit

Antonelli më i shpejti në Las Vegas, Verstappen humb pas penalizimit
Foto: telesport.al

Kimi Antonelli me Mercedes ishte më i shpejti në provat zyrtare të së shtunës të garës së Las Vegas. Piloti italian realizoi kohën 1’33”893, duke siguruar “pole position”, por do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.

Një penalitet prej 5 pozicionesh, për shkak të disa modifikimeve në makinë, e detyron të dorëzojë vendin e parë holandezit Max Verstappen me Red Bull, i cili u rendit i dyti.

Verstappen do ta ndajë vijën e parë të nisjes me britanikun George Russell me Mercedes, që u rendit i treti. Pas tij u klasifikua Lando Norris me McLaren, e më pas Isack Hadjar me makinën tjetër Red Bull.

Ferrari dështon në provat zyrtare

Ferrari ishte një dështim sot në provat zyrtare, me të dy pilotët që u eliminuan që në sesionin e dytë dhe mbetën jashtë “top-10”. Charles Leclerc u rendit në vendin e 11-të, ndërsa Lewis Hamilton në të 12-tin.

Antonelli më i shpejti në Las Vegas, Verstappen humb pas penalizimit

Ata do të përfitojnë nga një pozicion, pasi Oscar Piastri, i shtati me McLaren, do të ketë penalitet. Makina italiane nuk arriti të përshtatej mirë me rrugët qytetase të Las Vegas dhe në garë do ta ketë të vështirë.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha