Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur të ndryshojë paraqitjen e saj duke vendosur një piercing në kërthizë.
Ky aksesor i vogël i shton një element shtesë pamjes së saj, ndërsa artistja vijon të dëgjohet dhe të ndiqet për stilin që paraqet.
Xhensila është e njohur për kujdesin e veçantë ndaj imazhit dhe stilit personal. Në këtë rast, ajo ka zgjedhur një detaj diskret që tërheq vëmendjen, shkruan “Kosovarja”.
Lidhur me jetën personale, këngëtarja është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj muzikore.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









