Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Protesta të dhunshme në Danimarkë, policia përdor shkopinj gome dhe dhunë ndaj demonstruesve, pastorët në krye të aksionit

Protesta të dhunshme në Danimarkë, policia përdor shkopinj gome dhe dhunë ndaj demonstruesve, pastorët në krye të aksionit

Në kontrast me situatën në Shqipëri, gjatë protestave të dhunshme në Danimarkë përgjigja e policisë ka qenë shumë më e rreptë, duke përdorur pa hezitim shkopinj gome kundër personave të pabindur, madje edhe kur ata ishin të shtrirë në tokë.

Disa vende evropiane janë përfshirë nga protesta të dhunshme, njëlloj si gjatë ditëve të fundit në Shqipëri.

Në vendin tonë, ka pasur pikëpyetje lidhur me reagimin e Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale apo jo.

Më 17 tetor të këtij viti, pra disa ditë më parë, një protestë e dhunshme u zhvillua edhe në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.

Ndryshe nga Shqipëria, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët sulmuan me shkopinj gome protestuesit për të mundësuar shpërndarjen e tyre. Gjatë kundërpërgjigjes së efektivëve, mbeti i lënduar edhe një gazetar.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur policia daneze përdor forcën kundër protestuesve. Edhe gjatë një proteste pro-palestineze të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, përpara selisë së kompanisë Maersk në Kopenhagen, turma u shpërnda me forcë nga policia daneze.

Efektivët lëshuan qentë pastorë “e sulmit” dhe rrahën brutalisht demonstruesit. Gjithçka nisi pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e ndërtesës së kompanisë Maersk në Kopenhagen.

Pas asaj proteste, 20 aktivistë nga Lëvizja e Rinisë së Gjelbër u arrestuan dhe u akuzuan për hyrje të paautorizuar.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha