Debati i fundit në “Big Brother VIP Kosova” ka rikthyer në vëmendje një histori të mëhershme mes Jonës, Doresës dhe Lejës.
Përplasja mes tyre ka nxitur reagimin edhe të Valdrinës, e cila ka komentuar ashpër situatën.
Ajo tha se Doresa sonte po viktimizohet, ndërsa sipas Valdrinës, edhe vetë Doresa ka bullizuar atë dhe fëmijët e saj.
“Kapë njonën, mshoj tjetrës”, u shpreh Valdrina ndër të tjera.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









