Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Teuta Selimi, ka ndarë me publikun një çast intim nga jeta e saj, duke postuar një fotografi së bashku me dy djemtë e saj, Matisin dhe Noarin.
Artistja, e cila ndër vite ka qenë mjaft diskrete për sa i përket sferës familjare, këtë radhë ka vendosur të shprehë hapur dashurinë për të bijtë, duke e quajtur amësinë profesionin më të bukur.
“Profesioni më i bukur: nëna e djemve. Muzikën e dua shumë, por asgjë nuk krahasohet me djemtë e mi”, ka shkruar ajo pranë fotografisë.
Një periudhë sfiduese për këngëtaren
Ky publikim vjen pas një periudhe jo shumë të lehtë për këngëtaren, e cila është përballur me vështirësi dhe trazira në jetën personale. Megjithatë, Teuta ka zgjedhur ta ruajë privatësinë, pa u ndalur publikisht në ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Kujtojmë se edhe në korrik të këtij viti, këngëtarja kishte bërë një dedikim prekës për Matisin dhe Noarin, me fjalët “Deri në frymën e fundit”.
Roli i nënës mbi çdo gjë
Pavarësisht sfidave, karrierës së gjatë dhe përkushtimit ndaj muzikës, Teuta e ka bërë të qartë se roli i nënës mbetet mbi çdo gjë tjetër në jetën e saj. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










