Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka transmetuar mesazhin e Erion Vishkullit, 28-vjeçarit që pësoi dëmtime në sy gjatë protestës së një dite më parë. I riu, në një deklaratë për mediat, ishte shprehur: “Vetëm fitore”.
Garancia e Berishës dhe urimi për shërim të shpejtë
Berisha u shpreh i bindur se Rama dhe grupi i tij do të marrin vendin e merituar, ndërsa i uroi shërim të shpejtë 28-vjeçarit.
“Një përqafim të fortë, një hero i vërtetë. Dhe të garantoj se kjo revoltë do t’i japë vendin e merituar Edvin Kristaq xhelatit dhe bandës së tij, organizatës së tij kriminale. Të uroj nga zemra shërim të shpejtë e të kthehesh në punët që ke. Je njeri i mrekullueshëm, atdhetar i flaktë, djalë i zoti, të uroj shumë të mira”, tha Berisha.
Burimi: www.cna.al










