Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, e cila po pret për herë të dytë një fëmijë, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa nga vështirësitë dhe simptomat fizike që po përjeton gjatë kësaj periudhe.
Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Instastory, Sara ka treguar hapur se kjo shtatzëni po i sjell lodhje të madhe trupore.
Ajo ka shkruar: “Zyrtarisht në fazën ku lodhem pas 14 hapash, dhe s’kam më frymë vetëm pse shkoj të mbush një gotë ujë. Burrat janë me fat”.
Përveç lodhjes, ajo ka përmendur edhe shqetësime të tjera shëndetësore që e kanë shoqëruar që në fillim. “S’po flas për djegien e stomakut që këtë herë nisi që muajin e dytë”, është shprehur ajo në një tjetër postim, duke lënë të kuptohet se kjo shtatzëni ka pasur sfidat e veta që në hapat e parë.
Në një foto tjetër, Sara ka ironizuar pritjen e gjatë të këtij procesi duke shkruar: “Më duket sikur kanë ngelur edhe 129 muaj”.
Postimet e saj kanë marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke reflektuar anën reale dhe jo gjithmonë të lehtë të periudhës së shtatzënisë. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










