Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club

Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club

Edicioni i ardhshëm i “Big Brother VIP Kosova” parashikohet të sjellë risi si në drejtimin e emisionit ashtu edhe në përzgjedhjen e banorëve që do të marrin pjesë në këtë format. Sipas burimeve të Vip Magazine, Alaudin Hamiti do ta drejtojë këtë edicion i vetëm, pa një bashkëmoderatore, pas tërheqjes së Jonida Vokshit.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Vip Magazine, mes emrave që pritet t’i bashkohen shtëpisë së BBVK janë Akil Varfi dhe Jona Krasniqi.

Ndryshime priten edhe në përbërjen e panelit të opinionistëve. Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani janë dy emrat që, sipas burimeve, do të komentojnë dinamikat dhe zhvillimet brenda shtëpisë.

Ndërkohë, edhe emisioni shoqërues “Big Talk” pritet të ketë një përbërje të re. Moderatore e tij do të jetë Loredanta Brati, ndërsa në panelin e opinionistëve parashikohet të jenë Sara Kolami dhe Vlorjan Halili.

Burimi: vip-magazine.al

Të fundit Të gjitha