Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtari Ejup Rexha pas betejës me sëmundjen

Ndahet nga jeta këngëtari Ejup Rexha pas betejës me sëmundjen
Foto: kosovarja-ks.com

Këngëtari i njohur kosovar, Ejup Rexha, një nga zërat e dalluar të muzikës së mirëfilltë shqipe, ka ndërruar jetë.

Rexha e nisi karrierën artistike në Ansamblin „Ramiz Sadiku“, para se të kalonte në Ansamblin „Minatori i Ri“. Gjatë rrugëtimit të tij muzikor realizoi disa albume me këngë kryesisht popullore, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Ai mori pjesë në festivalin „Akordet e Kosovës“ dhe në turne të ndryshme muzikore nëpër botë, ku prezantoi këngën shqipe. Gjatë karrierës pati rastin të ndajë skenën me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Ejup Rexha ishte i martuar dhe baba i katër djemve. Ai jetonte dhe punonte në Londër.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për muzikën popullore shqipe, ndërsa këngët dhe interpretimet e tij do të mbeten pjesë e kujtesës së publikut.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha