Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Kontrolle në distileri në Vaqarr: produkte të skaduara dhe pa etiketim

Kontrolle në distileri në Vaqarr: produkte të skaduara dhe pa etiketim
Foto: lajmifundit.al

AKU Tiranë dhe krimi ekonomik i uniformave blu të kryeqytetit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët në një distileri në Vaqar ditën e djeshme.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, kontrolli është ushtruar në subjektin E.H., në rrugën Sali Shkreta, Vaqar, Tiranë.

Gjobat dhe produktet e sekuestruara

Burimet zyrtare bënë me dije se ndaj subjektit janë vendosur disa gjoba me vlerë dhjetra milionë lekë, si dhe janë sekuestruar si provë produkte ushqimore të skaduara.

Janë bllokuar embëlsues, përzierës dhe aroma të ndryshme në sasi prej disa dhjetra kilogramësh, të cilat u çuan për asgjësim.

Pijet dhe lëndët e para pa etiketë

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit u konstatuan gjithashtu produkte ushqimore dhe lëndë të para, në enë plastike dhe qelqi, pa etiketa apo informacion identifikues. Janë gjetur qindra litra pije si vodka, liker qershie, fernet, “esencë uzo”, aromë mente, aromë banane dhe aromë kafeje.

Janë konstatuar edhe lëndë si ekstrakt portokalli, ekstrakt kumbulle, shishe me aromë rumi, shishe me aromë xhini, karamel etj.

Asgjësimi dhe hetimi penal

Shumë nga produktet, sipas inspektorëve të AKU, janë çuar për t’u asgjësuar sepse është e pamundur identifikimi i origjinës së tyre.

Disa prej produkteve janë çuar për analiza, për të verifikuar më tej cilësinë e tyre.

Qindra litra pije të ndryshme alkolike të sekuestruara, një pjesë e sasisë është çuar për asgjësim, ndërkohë policia ka filluar hetimin penal për pronarin e distilerisë.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha