Zë, imazh, emër i ri. Një emër që po dëgjohet gjithnjë e më shumë dhe një fytyrë që nuk po kalon pa u vënë re! Bëhet fjalë për Ledri Dakajn, këngëtarin e ri që po fiton me shpejtësi vëmendjen dhe simpatinë e publikut.
Projekti i ri dhe pritjet e publikut
Projekti i tij i fundit me titull “Ajo”, ka marrë pëlqimin e dëgjuesve, ndërsa Ledri po tërheq interesim edhe me stilin dhe paraqitjen e tij.
Madje, shumëkush e ka cilësuar si “Justin Bieber shqiptar”, duke e veçuar për imazhin dhe stilin që e karakterizojnë.
Një yll në ngritje
Me çdo projekt të ri, Ledri po arrin të bëjë për vete gjithnjë e më shumë fansa. Një yll në ngritje, që duket se ka nisur të shkëlqejë fort dhe që mund të jetë një nga emrat më të komentuar të muzikës së re shqiptare.
A është Ledri Dakaj emri i radhës që do të pushtojë skenën muzikore?
Burimi: www.kosovarja-ks.com









