Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë lë 35 të lënduar, mes tyre policë dhe gazetarë

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë lë 35 të lënduar, mes tyre policë dhe gazetarë
Foto: insajderi.org

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të strukturave spitalore, deri në orën 18:00, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur gjithsej 35 persona të lënduar.

Situata në Spitalin Universitar të Traumës

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona: 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias, mes tyre edhe një shtetase e huaj, dhe 3 kalimtarë. Dy prej efektivëve të policisë janë transferuar në QSUT.

Sipas njoftimit, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut. Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të cilët paraqiten në gjendje shëndetësore stabile.

Situata në QSUT

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Ministria bën me dije gjithashtu se deri në momentin e përditësimit, 4 të lënduar kanë lënë spitalin.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha