Këngëtari i njohur Gjesti u takua së fundmi me imamin Behar Mjekiqi, një takim që u bë publik përmes rrjeteve sociale.
Takimi u bë publik përmes rrjeteve sociale
Lajmin e ka bërë të ditur vetë imami Mjekiqi, i cili publikoi një fotografi nga takimi në llogarinë e tij në Instagram.
Fotografinë e ka rishpërndarë edhe këngëtari në InstaStory, duke ndarë kështu këtë moment me ndjekësit e tij.
Dhuratë e mikpritje në odën e imamit
Përveç takimit, Gjesti pranoi edhe një dhuratë nga imami, i cili i dhuroi një kopje të librit të tij me titull “Liria e fjalës dhe media digjitale”.
Këngëtari shprehu mirënjohjen për këtë dhuratë, por edhe për mikpritjen e treguar gjatë vizitës në odën e Behar Mjekiqit.
“Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, shkroi Gjesti.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









