Ka filluar një etapë tërësisht e re në jetën e aktorës turke Zeynep Çamcı, e cila u bë nënë për herë të parë në moshën 39-vjeçare.
Aktorja, e njohur për interpretimet e saj në disa produksione të suksesshme turke, solli në jetë një djalë më 15 tetor, duke kurorëzuar kështu një periudhë të veçantë për të dhe bashkëshortin e saj, Serhat Bayram.
Çifti, i cili është i martuar prej 11 vitesh, zgjodhi emrin Can për fëmijën e tyre të vogël.
Është interesant fakti që Zeynep kishte parapëlqyer ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes së publikut, pa ndarë shumë hollësi nga kjo periudhë e jetës së saj.
Megjithatë, pas ardhjes në jetë të djalit, aktorja vendosi ta ndajë lajmin e gëzuar edhe me ndjekësit, duke publikuar fotografitë e para me foshnjën.
Kështu, pas më shumë se një dekade martesë, Zeynep dhe Serhat po përjetojnë për herë të parë emocionet e prindërimit. /Prive By LS
Shiko këtë postim në Instagram
Burimi: privebruto.com










