Për shkak të protestave të dhunshme që po zhvillohen në vend, policia franceze, në bashkëpunim me Federatën Franceze të Futbollit Profesional, bëri të ditur se disa ndeshje futbolli të planifikuara për të shtunën e ardhshme do të shtyhen.
Ndeshjet e futbollit në Toulouse dhe Bordeaux nuk do të luhen, ndërsa janë në vijim konsultimet edhe për një sërë ndeshjesh të tjera futbolli.
Vetëm për sigurinë e shikuesve në ndeshjet e futbollit, çdo fundjavë mobilizohen afërsisht 60,000 oficerë policie.
Kjo masë ndërmerret ndërkohë që në Francë demonstratat nisën si një lëvizje studentore që kërkonte financim më të mirë për shkollat, përpara se sindikatat dhe grupe të tjera t’u bashkoheshin për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës.
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë
Burimi: euronews.al










