Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Studentja i bën thirrje Berishës: Kryetari i PD të tregojë si jepet dorëheqja, të japë shembullin i pari

Studentja i bën thirrje Berishës: Kryetari i PD të tregojë si jepet dorëheqja, të japë shembullin i pari

Një grua që po protestonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka drejtuar një mesazh të qartë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i kërkuar që të tërhiqet nga politika dhe t’i lërë vend një gjenerate të re. “Isha 6 vjeç kur mori pjesë në mitingun e parë të demokracisë në vitin 1991. Isha atje në 1997 kur u formua qeveria teknike, me shpresën se po bashkoheshim përsëri, dhe tani jam sërish këtu”, tha protestuesja.

Më pas, ajo iu drejtua Berishës me një thirrje të fortë, duke i kërkuar të largohet nga jeta politike dhe të shijojë pensionin pranë familjes. Sipas saj, largimi i tij do të ishte një shembull konkret i përgjegjësisë politike. “I them Sali Berishës: shko merr pensionin, gëzo ata fëmijë, nipër e stërnipër. Gëzo jetën e pensionit, mjaft!”, deklaroi ajo.

Protestuesja e zgjeroi kritikën edhe ndaj kryeministrit, duke e vënë theksin te dorëheqja si një akt që, sipas saj, duhet të shërbejë si shembull për klasën politike. “Thuaji Edi Ramës si jepet dorëheqja! Jep dorëheqjen dhe mjaft dole të flasësh”, u shpreh ajo, përpara se ta mbyllte mesazhin me një tjetër apel të drejtpërdrejtë ndaj kreut të opozitës. “Jep shembullin, dil në pension dhe jepi vetes dinjitet”, përfundoi protestuesja.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha