Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Këngëtarja e njohur i drejtohet Ramës me mesazh të fortë: Largohu tani, ose do ikësh si diktator

Këngëtarja e njohur i drejtohet Ramës me mesazh të fortë: Largohu tani, ose do ikësh si diktator

Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini ka dhënë mendimin e saj lidhur me protestat e zhvilluara së fundmi në Tiranë. Ajo i drejtohet Edi Ramës me këshillën se do të ishte më e udhës të tërhiqej që tani, sesa më vonë si një diktator.

“Po shohim kryeministrin që pretendon ta ndalojë dhunën përmes dhunës dhe përmes gjuhës së kërcënimit. Kjo nuk mund të tolerohet. Po të veprojë kështu Meloni, është po aq keq. Po të veprojë kështu edhe Franca, është edhe më keq.

Nuk e fsheh që kisha ushqyer shpresën se do të tregoheshe burrë shteti dhe qytetar. Edhe kjo shpresë u shua.

Unë shoh revoltë. Shumë revoltë. Përballë nuk po shohim një shtet të organizuar demokratik, por pothuajse një pamje të një regjimi diktatorial, një polici të paaftë që nuk i njeh as të drejtat themelore të njeriut. Shoh një polici që vrapon nëpër rrugicat e Tiranës për të rrahur vajza e djem të rinj. Shoh një polici me gjuhë të pisët, që po përhap terror tek çdo qytetar.

Shoh një kryeministër që përpiqet t’i joshë me para dhe me karizmën e tij të dalë boje, një kryeneç të dështuar. Gjithsesi do të largohet. E këshilloj që më mirë të largohet tani si kryeministër i dështuar, sesa më vonë si një diktator.

Shpall zgjedhje dhe lëre popullin të votojë. Në këtë moment ke ende njerëz që do të të rivotojnë, ke ende një grimcë të magjepsjes që dhurove përmes atleteve dhe kollareve me ngjyra. Nëse turma është më e vogël se numri i atyre që të votuan, kjo nuk të bën më të fortë, por më të përgjegjshëm”, shkruan ajo.

 

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha