Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Trazira të reja në Tiranë, protestuesit përsëri përballë Kryeministrisë

Trazira të reja në Tiranë, protestuesit përsëri përballë Kryeministrisë

Ora 15:41. Në vijim të përplasjeve në ”Rrugën e Durrësit”, protestuesit tashmë janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Forcat e Policisë përdorën sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit pranë Ministrisë së Arsimit dhe për t’i ndjekur ata nëpër rrugicat e kryeqytetit. Në një lëvizje taktike, protestuesit u rigrupuan me shpejtësi në zemër të Tiranës.

Ora 15:27. Protestuesit dhe forcat e Policisë së Shtetit janë përplasur te ”Rruga e Durrësit”, pak metra larg Ministrisë së Arsimit pasditen e të martës, për të dytën herë këtë ditë. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta ka qenë kryesisht paqësore, por deri tani janë shënuar dy episode tensioni. Të rinjtë hodhën fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Një përpjekje për të shoqëruar një të ri u pengua nga protestuesit e tjerë, të cilët nuk lejuan efektivët e Forcave Shqiponja që ta merrnin.

Ora 14:30 Situata e protestës para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku u mblodhën studentë e pedagogë të shumtë. Protesta e studentëve, të cilët sot u mbështetën edhe nga pedagogët, nisi paqësore paraditen e sotme para Universitetit Politeknik dhe më pas para Kryeministrisë. Por pas zhvendosjes te Ministria e Arsimit kanë nisur tensionet kur të rinj të maskuar filluan të gjuanin me gurë drejt godinës së Ministrisë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë, të cilët nisën të hedhin ujë me presion drejt protestuesve. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet nga gurët janë të dukshme.

Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon. Ndërkohë, në Rrugën e Durrësit, një pjesë e bizneseve nuk ishin hapur, ndërsa disa të tjerë kishin vendosur që sot të hapnin qepenat. Por pas nisjes së përplasjes, ata kanë nisur menjëherë të mbyllin bizneset e tyre.

Lexoni edhe:

Protestat në Tiranë/ Deputeti gjerman, Abraham: Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit

Policia shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit para Ministrisë së Arsimit

Rikthehen trazirat, gurë dhe gaz në qendër të Tiranës. Protestuesit rikthehen te Kryeministria

Zjarri dogji katin e parë, reagon Gjykata e Lartë: Pezullohen gjyqet

kohajone.com

Të fundit Të gjitha