Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh krerët e rajonit më 22 tetor në Mal të Zi

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh krerët e rajonit më 22 tetor në Mal të Zi

PODGORICË, 20 tetor /ATSH/ – Të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë konfirmimin për pjesëmarrjen në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Mal të Zi më 22 tetor, nën organizimin e kryeministrit Milojko Spajić, raporton faqja berlinprocess.de.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministrat Đuro Macut, Edi Rama, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Mbledhja e të gjithë liderëve të rajonit përbën një nxitje të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe ofron një mundësi për të avancuar nismat e përbashkëta, së bashku me partnerët evropianë, të cilat ndikojnë në integrimin ekonomik dhe në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Si vend organizator i samitit, Mali i Zi synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin, duke u fokusuar në arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit.

Pjesëmarrja e të gjithë liderëve rajonalë konfirmon rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për forcimin e besimit, përmirësimin e ndërlidhjes dhe avancimin e një perspektive të përbashkët evropiane.

Samiti, që do të mbahet në Miločer, do të shënojë përfundimin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Mali i Zi për këtë vit. /os/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha