Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Ulian Bajrami

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Ulian Bajrami
Foto: albeu.com

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën e gjyqit në Elbasan me prokurorin Gjergji Ceka. Gjykata vlerëson se avokati nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Avokati Barjami u ndalua me iniciativë të Oficerit të Policisë Gjyqësore, nën dyshimin për kanosje dhe kundërshtim të prokurorit, gjatë një seance ku kishte kundërshtuar provat e paraqitura nga akuza.

Në momentin e incidentit, Barjami ishte mbrojtësi ligjor i të dyshuarit Maksim Suci.

Ngjarja

Më 17 tetor 2025, Ulian Bajrami u arrestua në Elbasan pas një debati me prokurorin Gjergji Ceka, gjatë seancës për vlefshmërinë e arrestimit dhe caktimin e masave të sigurimit ndaj 14 personave të ndaluar në një lokal, ku Bajrami mbronte klientin e tij Maksim Suçi.

Deklaratat në sallë

Në audio-regjistrimin e publikuar, dëgjohej avokati i cili pretendonte se provat ndaj klientit të tij ishin të rreme, ndërsa shtonte se do të merrej personalisht me prokurorin dhe do të ngrinte padi ndaj tij.

Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave.

Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim.

Prokurori: Do arrestohet ai.

Gjyqtarja: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet. Përqendrohu tek mbrojtja ose do të të nxjerr jashtë dhe do caktoj një avokat kryesisht. Paralajmërimi i fundit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha