Pas një ndalese pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkoheshin protestës, të rinjtë kanë vazhduar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protesta përparon drejt Ministrisë së Arsimit
Protestuesit po ecin përgjatë Rrugës së Durrësit, në kuadër të protestës që ka hyrë tashmë në ditën e 22-të.
Kërkesat e studentëve
Prej më shumë se tre javësh, studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur ftesat e tij për dialog dhe vijojnë të këmbëngulin te kërkesat e tyre.
Burimi: www.albeu.com










